“Trajnime Multidisiplinare Mjekësore 11” Zakinthos, Greqi

-
Spread the love for Zante

Details
Start:

May 23 - 03:00 pm

End:

May 25 - 10:00 pm

Event Category:

zante-events

Website:
Event Website
Organizer

Brainstorm Organization

Email: [email protected] Website: Organizer's Website
Venue

Zakintos

Zakintos

Shoqata Brainstorm në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT), Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universitetin Aldent, Albanian University, KSUMT, Keshilli Studentor i Fakultetit të Mjekësisë Prishtinë, Akademinë Eureka, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Profesionistëve Dentare, dhe me mbështetjen e kompanisë Dental Leader Corsi për të 11-tin vit rradhazi organizon aktivitetin “Trajnime Multidisiplinare Mjekësore 11” në datat 23-26 Maj 2024 në Zakinthos, Greqi.

►Ky aktivitet mjaft i veçantë, tashmë një traditë në historikun e Universitetit të Mjekësisë, këtë herë do të vijë do të zhvillohet në trajtën e një trajnim në fushën e mjekësisë, shkencave mjekësore dhe farmacisë për studentët dhe profesionistët e këtyre fushave.

►Të gjitha temat do të trajtohen në trajtën e workshop-eve dhe diskutimeve interaktive mes lektorëve dhe studentëve pjesëmarrës me qëllim përvetësimin sa më mirë prej studentëve dhe profesionistëve.

►Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore.

►Gjithashtu, në këtë aktivitet nuk do të mungojnë argëtimet, eventet sociale, bisedat tematike mes studentëve dhe momentet festive.

►Gjatë ditëve të zhvillimit të aktivitetit është planifikuar një guidë si më poshtë:
– 23 Maj: Nisja nga Tirana në orën 17:00 dhe udhëtim nëpërmjet Janinës me autobuz. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.
– 24 Maj: Mbërritja në Zakinthos dhe akomodimi në hotel. Hapja e konferencës dhe referimet e temave të para. Gjatë pasdites kohë e lirë në qytet. Mbrëmje festive në hotel.
– 25 Maj: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim me anije ku do të vizitojmë bregdetet me famë boterore të Zakinthos si Shipwreck Navagio, Blue Caves, Xigia Beach, Agios Nikolaos dhe Tsilivi. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Vizitë në qytetin e Zakinthos në mbrëmje.
– 26 Maj: Mëngjesi në Hotel. Shpërndarja e çertifikatave të aktivitetit. Nisja për në Tiranë dhe vizitë gjatë rrugës në Patra dhe Janinë.

►Hoteli ku do të qëndrohet është një destinacion i mirëfilltë turizmi me standarte tepër të larta, me 4 yje.

Kostoja është 190 euro për studentët dhe brenda saj përfshihet:
-Transporti me autobus vajte-ardhje
-Transport i brendshëm gjatë 3 ditëve
-Akomodimi në resort me 4 yje për 2 netë
-Vaktet e mëngjesit
-Pagesa e wifi në hotel
-Asetet e eventit
-Salla e Konferencës
-Aksesi në vendet që do të vizitohen
-Transporti në Patra dhe në Janinë
-Vizita në Patra dhe Janinë
-Vizita në qytetin e Zakinthos (Në mbrëmje)
-Mbrëmjet festive në hotel
-Taksa e transportit me anije nga Kyllini në Zakinthos
-Shpenzimet e shfrytëzimit të mjediseve të veçanta të hotelit.

Nuk perfshihen:
-Taksat lokale dhe siguracionet shëndetësore

Kostoja është 330 euro për profesionistë (All inclusive)

Numri i personave që do të përzgjidhen është i limituar përkatësisht 150 studentë dhe 50 profesionistë ndaj përzgjedhja e aplikantëve do të kalojë në 2 faza.

► Për regjistrime APLIKONI:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdC2PXHalzWQFMfl6CppSCdjm5hMUGLelEdYrOmzZtPZtXnlw/viewform?usp=sf_link

Afati i fundit i regjistrimit për fazën e parë: 12 Maj 2024
Për info kontaktoni në 0692932910.
Ju mirëpresim!

https://www.facebook.com/events/2447690555438865/


Spread the love for Zante